Presidenti Aleksandër Vuçiç pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës një ditë më parë, nga forcat serbe, mëngjesin e kësaj të enjte është takuar me përfaqësuesit e shteteve të QUNT-it dhe të Bashkimit Evropian.
Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është takuar me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe kreun e delegacionit të BE-së.
Në këtë takim ai thekson se ka kërkyar nga përfaqësuesit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.
“Kam biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe Quinta-s. U kërkova të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, shkruan ai në rrjetet sociale.