Nëse nuk keni fjetur mirë, më e sigurta është se dita juaj do të jetë paksa e çuditshme. Do të keni humor dhe oreks të reduktuar, ndërkohë që vitaliteti juaj do të jetë shumë i ulur.
Nëse po pyesni se çfarë e pengon gjumin me cilësi të mirë, ekspertët tuaj e kanë përgjigjen dhe nuk është ajo që dyshoni. Jo, faktori numër një që ndikon në mënyrën se si flini nuk është ekspozimi i gjatë në ekranin e celularit, por mendimet, frymëmarrja e ditës që sapo ka kaluar dhe sigurisht të menduarit e tepërt.
Mendimet e tua e “bllokojnë” trurin, e mbajnë të zënë dhe kjo intensifikohet kur ka heshtje dhe errësirë. Vëmendja juaj është vazhdimisht e përqendruar në gjëra të ndryshme që ju shqetësojnë, duke rezultuar që ju të hidheni dhe të ktheheni në shtrat pa ju shkelur syri.