Deputetët e PD kontestojnë rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD.
“A do bëjmë ne dot një proces transparent të barabartë? Jo me simptomat e dikurshme? Kjo është sfida për këtë jemi të hapur për t’u gjykuar”, tha Alibeaj, ndërsa komentoi edhe garën mes Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit për kreun e partisë.
“Nuk është garë mes tyre, secili ka vlerësuar që të kandidojnë, sfida ajo më saktë ajo që quhet e barabartë është se sa procesi mund të quhet transparent, sa hapsirë do u jepet, Sa do bëjme ne një process që të mos manipulojmë votata” vijoi Alibeaj.
Bledion Nallbati thotë se rikthimi është një farsë.
“Nuk kam asnjë problem as me Lulzim Bashën as me kënd tjetër, nëse ai vjen në një proces të rregullt dhe merr votën e anëtarësisë. Unë nuk jam kundër votës së anëtarësisë në PD, por unë jam kundër një procesi që bëhet nga zyrat nga disa njerëz me kompjuter, përjashtohen anëtare të këshillit. Vetëm këshilli ka autoritetin që me votë të largojë anëtarët e vet pasi për cdo anëtar duhet një raport për shkelje statutore nga sekretari i përgjithshëm. Nga 453 anëtarë të Këshillit sot na dalin 329, kush është autoriteti që e mori këtë vendim” tha ndër të tjera Nallbati.
Ndërsa Sajmir Koreshi thotë se Basha braktisi demokratët në fushatë e zgjodhi të rrijë pushim, dhe vjen sot vetëm për t’u ulur nëe karrigen e kryetarit.
“Unë mendoj se demokratët duhet të dinë se lufta nuk po bëhet për ta, po bëhet gjithë secili për terezinë dhe b… e vet në karrige që ta mbajnë ngrohtë. Tani që të mbash një vit e gjysmë karrigen, të bësh si I djegur nuk e di se kush e ka cuar te Meta dhe Berisha partinë” – tha Korreshi.