Ekipet e kërkim-shpëtimit po “luftojnë” nën presionin e kohës për gjetjen e pesë personave që ndodheshin në nëndtësen turistike, që po transportonte njerëz për të parë rrënojat e Titanikut.
Vetëm 1 orë e 45 minuta paz zhytjes, mjeti lundrues humbi çdo konakt, duke alarmuar ekipet e kërkimit.
Llogaritet se atyre iu ka mbetur maksimumi katër ditë oksigjen, ndaj gjetja e tyre është një sfidë më vete. Kërkimi po zhvillohet në një zonë të largët, duke e bërë operacionin kompleks dhe të vështirë.
Një nga ata që besohet të jetë në bord është biznesmeni dhe eksploruesi britanik Hamish Harding, si dhe babë e bir, biznesmeni Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman.
Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, firma që merret me zhytjen, gjithashtu raportohet të jetë në anije.
Po ashtu ka dyshime se edhe eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet është në bord, pasi bëri një postim para nisjes së zhytjes.
Vendi ku ndodhet Titaniku është rreth 600 km nga brigjet e Newfoundland, Kanada.