Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Christian Rigano i cili njihet si një prej bomberave të Seria B dhe A, ka përfunduar duke punuar si murator. Sulmuesi që luajti me fanellën vjollcë nga viti 2002 deri në vitin 2005, edhe pse ka shënuar mbi 300 gola në 520 ndeshje në futbollin italian, mbeti gjithmonë djali punëtor nga Lipari.

Tashmë që i është rikthyer punës së krahut, ai tregon se punonte gjithë ditën dhe në mbrëmje shkonte në stërvitje kur ishte i ri, derisa, një ditë, ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionit u realizua.

“Isha në Taranto. Giovanni Galli më telefonoi, duke më kërkuar të shkoja te Fiorentina, e cila kishte përfunduar në Serie C pas falimentimit të Cecchi Gori. Në telefonatën e parë mendova se ishte një shaka”, ka zbuluar Rigano.

Pasi gazetarët e takuan rastësisht në një kantier ndërtimi në Firence, ku po ngrinte një mur guri në Ponte Vecchio mes temperaturave ekstremisht të larta, ai ka treguar si ndryshoi jeta pasi mbylli karrierën.