Granit Xhaka ka lënë Arsenalin pas 7 viteve në Londër. Mesfushori shqiptar ka firmosur në Bundesligë, ku do të mbajë veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

Mungesa e tij duket se do të ndihet në Londër. Në një deklaratë për mediat, ish-shoku i tij i skuadrës, Eddie Nketiah ka vlerësuar së tepërmi ndikimin që Granit Xhaka kishte te Arsenali.

“Çfarë djali, do të jetë një mungesë e madhe për klubin. Ai pati një sezon fantastik vitin e shkuar.

Ju mund të shihni shumë se çfarë ai bën në fushë por edhe jashtë fushe është i rëndësishëm për të gjithë ne. Ai na jep shumë vetëbesim. U uroj më të mirat në Gjermani”, ka thënë Eddie Nketiah.