Aleksandër Gjoka është një nga këngëtarët më të mirë shqiptarë, teksa ende sot e kësaj dite këndon “live” në lokale të ndryshme.
Por, çfarë mendimi ka ai për artistët që performojnë me “playback”?
Këtë përgjigje na e ka dhënë vetë ai.
Aleksandri ka ndarë në llogarinë e tij të “Instagramit” një video ku shfaqet Dafina Zeqiri, duke kënduar me “playback”.
Ai shprehet se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”.
”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP”-shkruan ai teksa ka bashkangjitur momentin kur këndon Dafina.