Këtë verë, klubet saudite vendosën t’i heqin shumë lojtarë cilësor Europës dhe kjo është një pasqyrë e transfertave më të mëdha të bëra deri më sot.
Gjatë dimrit, Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United dhe u transferua te Al-Nassr. Më pas ai deklaroi se Liga Pro Saudite do të bëhej një nga pesë më të mirat në botë në vitet e ardhshme, një deklaratë që u prit me tallje në mbarë botën.
Megjithatë, Ronaldo dinte për planet e fuqive saudite që donin të transferonin lojtarët më të mëdhenj të futbollit në ligën e tyre. Sigurisht, është e pamundur të pritet që futbolli saudit të jetë ndonjëherë në nivelin e futbollit europian, por këtë verë tashmë i ka dhënë disa goditje të rënda futbollit europian.
Yje të shumtë të futbollit evropian tashmë janë transferuar në Arabinë Saudite dhe disa janë në prag të një gjëje të tillë. Më poshtë lexoni transferimet më të mëdha të përfunduara këtë verë.
N’Golo Kante (Al-Ittihad)
Sergej Milinkovic-Savic (Al-Hilal)
Transfertat shumë pranë realizimit:
Sigurisht që ka ende shumë emra në qarkullim, e disa as që kanë filluar të përmenden në media, por sigurisht që janë interesant për drejtuesit e futbollit saudit.
“Bomba” më e madhe është oferta e djeshme për Kylian Mbappe, pasi Al-Hilal ofroi 700 milionë euro për një sezon në klub dhe 300 milionë euro për PSG-në, me të cilin ka kontratë edhe për një vit.