Një lajm për arrestimin e modeles Gigi Hadid është duke u bërë virale në mediat e huaja.

Bëhet me dije se ikona e modës u arrestua me akuzën për posedim kanabisi, sasi që iu gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar. Lajmin e ka publikuar caymanmarlroad.com dhe menjëherë artikulli është bërë viral në rrjetet sociale.

Sipas medias, Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA.