Këngëtarja dhe aktorja e njohur franceze Jane Birkin, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, raportojnë mediet e huaja.

Artistja anglo-franceze, e cila frymëzoi koleksionin e famshëm të çantave Hermès Birkin, u gjet e pajetë në banesën e saj.

Këngëtares i ishte dashur të shtynte një sërë koncertesh këtë verë, pas një incidenti ku theu shpatullën. Në vitin 2021 ajo kishte shtyrë një tjetër tur muzikor, për shkak se kaloi infarkt në zemër.

E lindur në Londër, Birkin filloi karrierën e saj si aktore, dhe fitoi famë ndërkombëtare për marrëdhënien e saj në dhe jashtë ekranit me Serge Gainsbourg.

Dyshja u takuan ndërsa luanin bashkë në komedinë romantike satirike franceze të vitit 1969, Slogan, dhe vijuan të publikonin një album debutues në të njëjtin vit.