Kamera e sigurisë e sekuestruar në banesën e Gentjan Bejtjes mund të jetë mundësia që hetuesit të hedhin dritë mbi atenatin e ndodhur dje në Krujë.
Nga grupi hetimor, bëhet me dije se kamera ka fiksuar një prej personave, por siluetën e tij, pasi drejtimi i kamerës pengohet nga një pemë që ndodhet afër shtëpisë së Bejtjes.
Ndërkohë që hetuesit janë rikthyer në zonë dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve, por edhe banesave të tjera, të cilat do të zbulojnë se nga mbërriti mjeti “Wolksvagen” i atentatorëve.
Ndërkohë që të pakta janë shpresat se mund të zbulohen të dhëna të vlefshme për hetimin nga automjeti pasi ai është shkrumbuar ndërsa po bëhet edhe ekzaminimi i 3 kallashnikovëve dhe 28 gëzhojave që u gjetën ne vendngjarje.
Mësohet se Gentjan Bejtja ka qenë në vëzhgim nga atentatorët dhe mësohet se ai ka zbritur nga automjeti para se të mbërrinte në shtëpi.
Ai dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Kosova për në Shqipëri, ndërsa nga sistemi TIMS rezulton se ai ndodhet jashtë Shqipërisë prej të paktën 1 viti.