Vlera që sjellë Baboon është përkthyer në kontribut real për bizneset B2B, restorantet e madje edhe njerëzit të zakonshëm të cilët mund të bëhen shpërndarës të Baboon duke përdorur mjetet e tyre të transportit me liri dhe fleksibilitet.

Baboon, aplikacioni Shqiptar food-delivery vlerësohet si një prej kompanive me praktikat dhe kushtet më të mira në punës në Evropë
Një aspiratë e cila nisi 7 vite më parë me misionin për të sjellë revolucionin e Food Delivery në Shqipëri, emri i Baboon tashmë qëndron mes 6 prej kompanive me kushtet më të mira të punës në këtë industri në Evropë.

Ndërtuar për të sjellë bashkë kompani të cilat kanë vendosur standarde të larta në kushtet e punës në Evropë, Fair Work Platforms Manager Event krahas kompanisë Shqiptare Baboon mirëpriti më 11-13 Korrik në Aegina në Greqisë 5 kompani ndër më të mëdhatë në botë nga Britania, Spanja, Gjermania dhe si Wolt, Delivery Hero, Glovo, Getir dhe Stuart.

Fairwork operon në 38 vende të botës në 5 kontinente dhe vlerëson kushtet e punës të mbi 300 platformave më të mëdha në mbarë botën.

Është një projekt kërkimor i Institutit të Internetit të Oksfordit pjesë e Universitetit të Oksfordit dhe mbështet nga Ministria Gjermane Për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Agjencia Gjermane e Zhvillimit (GIZ).Për herë të parë organizoi një eveniment të tillë në Evropë ku ishte i ftuar CEO i Baboon z. Genti Selenica.

“Fakti që Baboon është perzgjedhur ne kete round table me kompanitë me te medha ne botë të platformave delivery do të thotë shumë në radhë të parë për Shqipërinë, e cila më të gjitha vështirësitë dhe sfidat që ka, arrin të jetë kompetitive më shume se çdo herë tjetër edhe në arenën ndërkombëtare,” tha CEO dhe themeluesi i Baboon Genti Selenica.

Ai tha se në Shqipëri dimë të aplikojmë standarde Europiane, ndoshta në një treg i cili është goxha informal kur flitet për kushtet e punësimit. “Na gratifikon ne si kompani, për çka ne bëjmë për ditë duk respektuar dhe mos cenuar kodin e punës dhe punonjësit tanë, të cilët më shumë përkushtim përditë dorëzojnë me mijëra porosi tek çdonjëri, në Shqipëri dhe Kosovë,” vijoi Ai.

Studimi i Fairwork i cili vlerësoi Baboon si një prej kompanive më cilësore në Evropë, është realizuar në bashkëpunim me disa universitete në mbarë botën, në Shqipëri nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, mbështetet mbi pesë principe siç janë: pagat e kënaqshme, kushtet e mira të punës, kontrata të drejta, menaxhim i drejtë dhe përfaqësim i denjë i punonjësve të kompanive.

Është përmbushja e këtyre kritereve të cilat kanë bërë që Baboon të vlerësohet nga studimi i Fairwork mes 300 kompanive të studiuara në mbarë botën.

“Vizioni i Baboon qysh në fillimet tona ka qenë shumë i qartë për sa i përket kushteve të punës, sigurisht i ndikuar edhe nga kultura ime e marrë për shume vite në Bologna, ku punonjësi është i shenjtë për kompaninë dhe shihet si partner,” vijoi Genti.

Ai tha se kur filluan hulumtimin në tregun tonë për të implementuar ekipin e logjistikës në Baboon, para afërsisht 6 viteve, zbuluan që ato pak biznese që kishin drejtues mjetesh, i kishin të pa siguruar, me asnjë ditë pushim për vite me radhë, dhe ato pak që i kishin të siguruar i mbanin në pune për 12 – 14 orë çdo ditë, me 1 dite pushim çdo 14 ditë.

“Ajo çfarë bëmë ishte detyrimi i drejtuesve të mjeteve që të respektonin kodin e punës. Detyruam pushimet javore, detyruam oraret e sipas kodit të punës, pushimet vjetore të paguara, aksesorët mbrojtëse të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ndoshta kjo punë kaq e gjatë dhe me kaq përkushtim për të respektuar këtë kategori punonjësish, na ka bërë që të përzgjidhemi në këtë tryezë të rrumbullakët kaq shumë prestigjioze.”

Evenimenti Fair Work Platforms Manager ishte i organizuar në formën e një tryeze të rrumbullakët pas një pune shumë të madhe dhe delikate nga grupi prej 20 ekspertesh të universitetit të Oxford që studiojnë platformat online, dhe arritën të vendosin në një tavolinë aktorë kaq të mëdhenj ndërkombëtarë bashkë, të cilët në përditshmëri janë konkurrent të njëri- tjetrit.

“Temat mbi të cilët folëm ishin mbi pagat e kënaqshme, kushtet e mira të punës, kontrata të drejta, menaxhim i drejtë dhe përfaqësim i denjë,” tha Genti.

Vlerësuar si një nder rastet më të mira ne tregun Europian për sa i përket kushteve të punës të këtij sektori kaq të vështirë, Baboon u vendos mes disa prej kompanive më të mëdha në botë ku pavarësisht se ata të mëdhenj i bën tregu, parimet e FairWork i trajtojnë të gjithë të barabartë.

Baboon u lançua me 5 Shkurt 2016 si një shërbim online për porositjen e ushqimit nga platformat mobile dhe ueb. U rrit me shpejtësi në popullaritet ndërsa sot operon në Shqipëri dhe Kosovë dhe qytete si Tirana, Prishtina, Vlora, Korça dhe Durrësi. Sot pjesë e platformës së Baboon janë mbi 400 biznese.

“Brenda këtij viti do te lancojmë një tjetër inovacion te madh për sa i përket një sektori tjetër tregu te pa prekur,” tha Genti.

“E quajmë si evolucionin e tretë të Baboon ku do te shpërndajmë një zgjidhje inteligjente për të gjithë punonjësit e kompanisë nga 10 – 50 punonjës. Përveç kësaj jemi duke implementuar me shume vështirësi pagesat me kartë, jemi me fazat finale të testimit.”

Vlera që sjellë Baboon është përkthyer në kontribut real për bizneset B2B, restorantet e madje edhe njerëzit të zakonshëm të cilët mund të bëhen shpërndarës të Baboon duke përdorur mjetet e tyre të transportit me liri dhe fleksibilitet.

Filloi si një ekip modest përbërë nga numër të vogël dizajnerësh, zhvilluesish, agjentë suporti dhe menaxherë projekti, ndërsa sot Baboon ka mbi 100 punonjës i cili zgjerohet dita ditës.

Aplikacioni Baboon ka mbi 200 mijë shkarkime në Play Store dhe App Store. Baboon ofron edhe shërbime për biznese përmes POS Baboon.

“POS Baboon i cili vjen në versionin për ueb dhe mobile në iOS dhe Android është një dritare ku biznesi realizon një sërë veprimtarish që lidhen me bizneset,” tha Genti.

Që nga marrja e porosive ne kohë reale, tek hedhja e menuve, analiza e shitjeve, monitorimi i motoristëve, komunikimi me shërbimin e klientit deri tek pagesa e faturave.

“Vizioni jonë prej fillimit ka qenë të krijojmë një ekosistem të automatizuar ku çdo aktor brenda Baboon të këtë mundësi te punoj ne mënyrë të pavarur. Tani sfida e radhës është AI brenda shërbimeve tona B2B,” tha Genti.