Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës.
Ministri Balla gjatë takimit u shpreh se në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët.
“Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve”, tha Balla.
Sipas Ballës në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit.