Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Sipas njoftimit të Ministrisë Brendshme, ministri Balla kërkoi nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e Alpeve e zonave të thella nga kultivimi i lëndëve narkotike.
Gjithashtu ai theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.
“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.