Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lart të policisë dhe atyre lokalë të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme për muajin shtator, pasi nevojitet gatishmëri e lartë për sigurinë në vend gjatë sezonit turistik.
Miliona turistë që kanë vërshuar Shqipërinë kanë nevojë për një prezencë të shtuar të policisë në terren.
Balla u kërkoi të shtyjnë lejet e planifikuara për një kohë tjetër dhe t’i përkushtohen sezonit turistik.
Fluksi i të ardhurve në muajin gusht llogaritet mbi 2 milion njerëz, të cilët kanë nevojë për një prezencë të shtuar të policisë.