Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se vizita e Bill Clinton në Tiranë ditën e sotme është historike .
Në fjalën e tij në Kuvend, i bëri thirrje opozitës që të jetë pjesë e ceromonisë së pritjes së Clinton, të cilin kreu i qeverisë Edi Rama do e dekorojë për kontributin që ka dhënë ish-presidenti amerikan në Shqipëri dhe Kosovë.
“Vizita e Clinton në datën e pavarësisë së SHBA është e mirëseardhur. Mendoj se e gjithë opozita që e konsideron marrëdhënien me SHBA, strategjike e të veçantë duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot.
Rama në emër të gjithë shqiptarëve do të kontribojë Clinton për të gjithë kontributin që ka dhënë për Shqipërinë e Kosovës. Respektoni ftesën e Ramës për të qenë pjesë e ceremonisë së pritjes së Clinton”- tha ai.