Suella Braverman Sekretare e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë në Britani, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se ka kryer një telefonatë me Ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.

Braverman përgëzon Ballën për rolin e ri dhe bën me dije se gjatë bisedës u ra dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm Taulant Balla dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.”