Me çeljen e sezonit veror, Bashkia Tiranë po punon për dezinfektimin në kryeqytet në qendër dhe në zonat rurale.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga ky aksion në mënyrë që edhe përgjatë sezonit veror të mos ketë asnjë shqetësim përsa i përket mushkonjave dhe insekteve të ndryshme.
“Vazhdon dezinfektimi për hapësirat publike në çdo zonë të Tiranës për të garantuar një verë të qetë për banorët. Në krye të detyrës në çdo orë të ditës dhe natës”, thekson Veliaj.
Ky proces kryhet gjatë orëve të vona të natës e deri në mëngjes.