Ndërsa presidenti Vladimir Putin deklaron se Prigozhin ka refuzuar ofertën e tij për të luftuar bashkë, Pentagoni konfirmon se bombat thërrmuese kanë mbërritur në Kiev, si pjesë e paketës së ndihmës së SHBA për luftën.

Po ashtu edhe ushtria e Kievit ka konfirmuar se tashmë kanë në dispozicion bombat thërrmuese. Bombat thërrmuese janë të ndaluara në më shumë se 100 vende, por Ukraina është zotuar t’i përdorë ato vetëm për të shpërndarë ushtarët rusë.

Lajmi u komunikua nga gjenerali Douglas Sims në një konferencë për shtyp.

“Ka municione thërrmuese në Ukrainë tani,” tha ai.

Ndërkohë Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka bënë me dije se kanë në burime në rrethin e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.