Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në bashkinë Pustrec.

Begaj për mediat tha se të dyja vendet kanë një qëllim të përbashkët, për të treguar se janë partnere drejt anëtarësimit në BE.

Begaj: Jo pa qëllim kemi zgjedhur bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet tona midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, vendeve partnere te NATO-s, vende që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin e bashkimit europian.

Kuptohet që Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë Pustecë, janë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar dhe kanë kontribut në shtet formimin e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim janë aktiv në jetën politike. Sfidat ndërmjet dy vendeve janë të mëdha, sfidat duhet ti përballojmë së bashku. Një nga këto sfida është që të kemi mirëqenie, për komunitetet tona, për Maqedonasit në Pustecë dhe Shqiptarët në Maqedoni. Besoj që kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunim.

Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski tha se bashkëpunimi rajonal mes popujve duhet të vazhdojë, edhe përmes nismës së procesit të Berlinit.

“Ballkani i hapur që nga fillimi i tij e deri më tani është që të jetë një bashkëpunim rajonal midis shteteve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve. Ballkani i hapur ka qenë një prej atyre iniciativave dhe shpresoj që në një format të tillë dhe të funksionojë. Është e pakontestueshme që të 6-shta shtetet që marrin pjesë në Ballkanin e hapur e kanë të qartë që për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit.

Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i hapur.

6 shtete marrin pjese në procesin e Berlinit ndërsa vetëm 3 shtete në Ballkanin e hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e hapur”, tha ai.