Gazetarja Aida Topalli ishte e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth megaoperacionit të fundit të SPAK ku u arrestuan emra të rëndësishëm si biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Gjatë këtij operacioni u zhvilluan kontrolle edhe në shtëpinë e të zhdukurit Ervis Martinaj. Gazetarja Topalli tregoi se çfarë e lidh këtë të fundit me Pëllumb Gjokën.
Topalli tha se bashkë i kanë bërë lojërat e fatit, por jo vetëm kaq ajo tha se si Gjoka, Martinaj dhe Bajri, kishin bërë vrasje në emër të njëri-tjetrit, si për të shlyer borxhet mes tyre.
“Ervis Martinaj njihej për lidhjet e tij të ngushta me Behar Bajrin, por mesa duket lojërat e fatit e bën bashkë edhe me Pëllumb Gjokën, pasi biznesmeni Pëllumb Gjoka posedon lojëra fati me licencë në Tiranë, në Velipojë, nuk e di nëse ka edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ka qenë pikërisht një vrasje, Behar Bajri implikoi Ervis Martinaj për të bërë një vrasje dh enë këmbim Ervis Martinaj do bënte një vrasje për Pëllumb Gjokën, pra kanë bërë një klering për jetën e njerëzve, unë do vras p-për ty ti do vrasësh për mua. Kështu i shlyenin borxhet njëri-tjetrit”,-tha Aida Topalli.