Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pasi Berisha e cilësoi si peng të Ramës në konferencën e tij të përjavshme.

Basha thotë se duhet votuar për vetingun e politikanëve për të parë se kush ka lidhje me krimin, kush është i korruptuar e kush është peng.“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.”- thotë Basha.