Bukuroshja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, po shijon disa ditë pushimi. Këngëtarja nuk ka bërë të ditur lokacionin e këtyre pushimeve, ndonëse po argëtohet në masë të madhe.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja.

Ajo vjen atraktive e veshur me një palë bikini të zeza, të kombinuar me një kapelë e çantë plazhi.

“Kohë të arta”, ka shkruar ajo.

Ylli nga Peja duket në formë të mrekullueshme, marrë parasysh që kujdeset mjaft shumë për linjat me ushtrime në palestër.