Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të rikthehet ligji i lustracionit. Berisha thotë se Kuvendi po ja bllokon qëllimisht ligjin sepse mazhoranca kërkon të mbajë peng, zyrtarët e lartë.

“Siç e dini, janë një seri nismash të grupit parlamentar të cilat kanë muaj e muaj qëmbahen në sirtarët e Lindës së parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, të padrejtë dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë.

Prej mbi 6 muaj, ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit, ky ligj është ai ligj që jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit e prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm ose jo për sigurimin e shtetit por edhe largimin e tyre nga detyra. Ky ligj, është aplikuar në 1996. Në vitin 1997 ligji nuk u hodh poshtë por lustracioni si komponent i ligjit dhe vazhdoi për një kohë si i tillë. Ky ligj u rikthye në parlament në 2008 dhe me kërkesë të Ramës Kushtetuesja e hodhi poshtë. Vendimi i Gjykatës ishte antikushtetues pasi në 1996 ishte kushtetues. Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave, sepse këta nuk duan lustracionin. Këta duan të vendosin amendamente pra këta duan të mbajnë peng zyrtarë të lartë të cilët ligji i lustracionit do i nxirrte nga detyra. Kjo është e papranueshme për ne, kërkojmë sjelljen e ligjit.”- thotë Berisha.