Sali Berisha ka publikuar në Facebook një denoncim të një qytetari për abuzimet me pronat në Bashkinë e Himarës, duke ndarë edhe disa pamje. Në reagimin krah denoncimit, Berisha shkruan se në Himarë me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, është hapur “kutia e pandorës”. Gjithashtu Berisha shkruan se Beleri është i burgosuri politik që po lufton nga qelia me mafien qeveritare.

“Fredi Beleri, i burgosuri politik dhëmbë për dhëmbë nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën.

Të dashur miq, ndërkohë që Fredi Beleri mbahet në burg si i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmbë për dhëmbë me mafien qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën.

Kjo mafie e rrezikshme që ka në linje të parë bandit me uniformë, zyrtarë lokalë të partisë së krimit dhe drogës, prapa të cilëve fshihen zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes është vërsulur në kodrat dhe zonat me piktoreske të Himarës dhe ndërton pandërpreje dhjetra e dhjetra vila, motele, hotele.

Qytetari dixhital i denoncon batërdinë që mafia qeveritare po bën në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama mban Fredi Belerin të burgosur politik”, shkruan ai.