Tirana arriti të fitonte 2-1 kundër Dinamo Batum, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Bardheblutë arritën të shkojnë më tej në një sfidë plotësisht të dominuar.
Tashmë përballja e radhës do të jetë kundër Besiktas, një emër me traditë në futbollin europian. Megjithatë presidenti Refik Halili ka besim te aftësitë e ekipit të tij. Në një video të publikuar nga Supersport, shihet fjalimi i kreut të klubit bardheblu i cili thotë:
“Ja pra që ne arritëm të kualifikoheshim ndaj një skuadre, ku ju kishit besim bashkë me stafin. Dhe nuk është e pamundur që ne të vazhdojmë dhe të ecim përpara.
Të punojmë gjatë gjithë javës dhe të lozim me Besiktasin që është një skuadër me shumë eksperiencë. E quajnë bombë, por bombë më të madhe se klubi i Tiranës nuk ka”.