Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Vlorë.
Sipas policisë sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja A. M., rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.