Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Kuvend një shkresë ku këkrkon heqjen e lirë për deputetin, Arben Ahmetaj dhe ushtrimin e kontrollit personal të banesës së tij.

ABC News ka arritur të sigurojë shkresën e cila i është drejtuar kryeparlamentares, Lindida Nikolla dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Në dosjen voluminoze dorëzuar mëngjesin e kësaj të hëne në kryesinë e Kuvendit, prokurorët e Posacëm kanë ngritur tre akuza ndaj ish-ministrit Ahmetaj. Kutojmë që hetimet ndaj Ahmetajt nisën që nga inceneratori i Elbasanit

LEXO EDHE: SPAK tre akuza ndaj Arben Ahmetajt, sa vite burg rrezikon ish-ministri

Më konkretisht SPAK akuzon ish ministrin Ahmetaj, për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për shkak se çështja është në hetim, SPAK ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.