Efektivët e Forcës Tokësore treguan devotshmëri dhe përkushtim të lartë në realizimin e objektivave të tyre, në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol”.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e cilësoi stërvitjen “Cambrian Patrol”, një mundësi shumë të mirë përfitimi për efektivët tanë.
Peleshi publikoi në rrjete sociale foto që tregojnë aspekte nga kjo stërvitje.
“Përfundon stërvitja “Cambrian Patrol”, e cila është në intres të stërvitjes së madhe që do të zhvillohet në Wells, në Mbretërinë e Bashkuar.Efektivët e Forcës Tokësore treguan devotshmëri dhe përkushtim të lartë në realizimin e Stërvitjet si “Cambrian Patrol” janë një mënyrë shumë e mirë për të përgatitur efektivët tanë për sfida të ndryshme”, shkroi Peleshi.