Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare në Kuvend. Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë që të flasin për çështjen ‘Ahmetaj’.

Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim, duke u ndërprerë për herë të tretë.

Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari.