Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi është parë i fashuar në njërën këmbë dhe po përdorte një bastun, teksa po ecte në rrugët e Mançesterit.

Fansat e aktorit janë shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Depp, pasi sipas tyre ai rralllë herë lëndohet deri në pikën që të ketë nevojë për mbështetje apo kujdes mjekësor.

Imazhet e shfaqura nga Daily Mail tregojnë Depp duke dalë nga një hotel në qytetin e Mançesterit, i cili kishte veshur një çizme dhe duke ecur me ndihmën e një bastuni.

Sipas raportit, Johnny Depp pësoi një ndrydhje serioze të kyçit të këmbës gjatë performancës së tij muzikore.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë që pësoi aktori është ende i buzëqeshur dhe është gjithmonë në humor të mirë.

Pasi doli nga gjyqi kundër Amber Head , Depp i është rikthyer jetës së tij së mëparshme private dhe profesionale.

Depp tashmë ka luajtur një rol në një film të ri dhe aktualisht është duke zhvilluar disa projekte të tjera.

Megjithatë, kthimi i tij në Hollywood është ende i paqartë pasi ai vazhdimisht deklaroi se nuk pajtohet më me këtë industrin. Sidomos pas mënyrës sesi kompanitë si ‘Disney’ ose ‘Warner Brothers’ e trajtuan atë gjatë gjyqit.