Ish Presidenti i SHBA, Bill Clinton është larguar ditën e sotme nga Shqipëria pas vizitës dyditore në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama i cili e ka përcjellë drejt aeroportit Nënë Tereza ka postuar një foto të takimit të fundit me Clinton pak përpara se të ngjitet në avion, teksa citon dhe fjalët e ish presidentit pak përpara largimit:
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – shkruan Rama.