Ish presidenti amerikan Bill Clinton e nisi fjalimin e tij në Tiranë me vlerësimin për pritjen speciale që i bëhet sot atij edhe pse vjen si një qytetar pa asnjë pushtet publik. Ai tregoi një episod nga takimi me disa shqiptarë në Amerikë duke treguar se një javë më parë ata i kanë treguar se çfarë do të bënte ai gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Jam pa fjalë. Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë nuk do thosha asgjë, Jam vërtetë pa fjalë. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj dite, dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time.

Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. E pyesja gjithmonë si po ndiheshe, si po shkon sepse gjithmonë doja të vija. Edhe pse jam një qytetar pa asnjë pushte mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.