Tirana luan të enjtën në 19:00 kundër Dinamos Batumi në Gjeorgji, për sfidën e kthimit të turit të I në Conference League. Përballja e parë në “Air Albania” përfundoi 1-1, me bardheblutë që shënuan vetëm në fundin e ndeshjes me Lushkjan, të futur nga stoli.
Duket se trajneri Orges Shehi do ndryshojë emrat në formacionin e së enjtes, teksa Përgjoni dhe Lushkja parashikohen ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, duke lënë në stol Micin dhe Deliun.
Në portë pritet Selmani, ndërsa në mbrojtjen me katër zënë vend Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Mesi i fushës përbëhet nga Jonuzi, Hila dhe Lushkja, ndërsa në sulm Hasani dhe Latifi mbështesin Abazaj. Nuk përjashtohet mundësia që Kaina të marrë minuta në majë të sulmit, kjo duke u nisur edhe nga gjendja e tij fizike pas gripit.
Te Tirana kërkojnë një sukses në Gjeorgji, teksa në përballjen e parë bardheblutë nuk ia dolën të prodhonin shumë raste, duke u mbrojtur mirë. Në rast se Tirana kalon Dinamo Batumin, sfida e radhës do jetë kundër Besiktas.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (1-4-3-3): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Latifi, Abazaj Trajner: Orges Shehi.