Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar dënime të ashpra për autorët e zjarreve, teksa ka parë sot disa vatra zjarri në Lushnjë.
“Dua t’i bëj thirrje gjithkujt që përfshihet në zjarrvënie, edhe pa dashje, për të djegur kashtën pas korrjes së grurit, duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale. Për ata që e bëjnë me dashje, kjo është edhe më e rëndë akoma, sepse në shumë zona të Shqipërisë, jo vetëm këtu në Lushnjë, policia ka ndaluar një numër të konsiderueshëm personash që janë përfshirë në këto zjarrvënie”, është shprehur Balla.
Një thirrje, ministri i Brendshëm e ka edhe për Prokurorinë:
“Thirrja ime është që duhet të jemi shumë të ashpër, thirrja ime është edhe për Prokurorinë, që të gjitha referimet nga ana e Policisë së Shtetit, të merren vendime ekzemplare”.