Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila një ditë më parë u kërcënua me hetime nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.
Kearns në një postim postim në Twitter ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën.
“E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është”, ka shkruar ajo.
Dje edhe sot ka pasur reagime të shumta rreth deklaratave të Vuçiçit për Kearns. Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, në një postim në Twitter ka shkruar se Aleksandar Vuçiç, është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse.