Leo Messi tashmë është pjesë e Inter Miami. Pasi u prezantua si lojtar i ri i skuadrës me president David Beckham, një akt që ngjalli pritshmëri të mëdha, argjentinasi tashmë është stërvitur me bashkëlojtarët e tij dhe është shtuar në grupin WhatsApp të Inter Miami.
Ka qenë pikërisht ajo bisedë aty, në të cilën Leo ka treguar tashmë bujarinë e tij dhe se dëshiron të integrohet që në momentin e parë. Anekdota u zbulua nga Deandre Yedlin në një dalje para mediave.
Ndodhi që një nga futbollistët e skuadrës po përpiqej të gjente bileta për të marrë pjesë në prezantimin e Messit. “Pikërisht për shkak të ngjarjes së madhe të së dielës, Campana po kërkonte bileta dhe ai pyeti në grup nëse kishte ndokush”, – fillon të tregonte ai.
Ajo që Deandre Yedlin nuk e priste ishte çfarë ndodhi më pas: “Nuk e dija që Leo ishte tashmë pjesë e grupit, por ai foli përmes chat-it dhe pyeti se sa i duheshin. Që nga ai moment i thashë: Uaa, ai na njeh prej dy-tri ditësh, por tregon se bujaria është shembulli i parë pse është kaq i shkëlqyer”.
Messi, i cili mund të debutojë me ekipin amerikan në ditët në vijim, është sjellë si njëri prej tyre që në fillim. Në fakt, si pjesë e ritit të pranimit në skuadër, në seancën e parë stërvitore, shokët e rinj të skuadrës formuan një korridor nëpër të cilin ai duhej të ecte, ndërsa merrte përkëdheli në shpinë.