Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Kryetrja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.
Sipas agjendës së publikuar pak ditë më parë, Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp me Kriston në orën 11:40.
Rama e nisi turin ballkanik ditën e djeshme ku fillimisht vizitoi Shkupin dhe më pas Prishtinën. Në Prishtinë, Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Mes tij dhe kryeministri të Kosovës, Albin Kurti nuk pati një takim.