Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj ka marrë një kërcënim ditën e sotme në rrjete sociale.
“Do të të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat.”- është mesazhi që i është dërguar Kristit në rrjetet sociale.
Por, mesa duket ai e ka marrë me sportivitet mesazhin e ardhur nga një ndjekës që ka preferuar ta lërë anonim, duke shkruar: “Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë”.