Teksa mbeten dy orë nga përfundimi i votimeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, pjesëmarrja e regjistruar deri më tani, e ka tejkaluar atë të 14 majit.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se aktualisht, pjesëmarrja në votime është 32.47%, teksa më 14 maj në total votuan 32.02%.
Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Ndërsa në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Kujtojmë që në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Votimi nisi me disa probleme, për shkak të fotografimit të votës nga një çift bashkëshortësh në qendrën e votimit 22-23, ç’ka çoi më pas edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta.