Duket se Romelu Lukaku është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, me belgun që kërkon një transferim tek Interi, por Çelsi nuk bindet nga oferta e zikaltërve.
Për këtë arsye, 30-vjeçari do të rikthehet me “Blutë” dhe do të paraqitet në stërvitjen e tyre më 17 korrik.
Pritet që bisedimet mes Lukakut dhe Çelsit të ndodhin gjatë fazës përgatitore, teksa një pjesë të saj ai do ta kryejë me londinezët.
Siç bëjnë me dije mediat, Interi ende nuk është dorëzuar dhe shumë shpejtë do të vijë një tjetër ofertë për belgun.