Vllaznia fitoi 1-0 me Linfield në ndeshjen e kthimit për turin e parë të Conference League. Megjithë suksesin në “Loro Boriçi”, humbja 3-1 në ndeshjen e parë kundër irlandezo-veriorëve ka bërë që shkodranët të jenë jashtë Evropës.

Pas duelit, trajneri Migen Memlli është shprehur se djemtë dhanë gjithçka në fushë, ndërsa është i mërzitur nga rezultati, teksa të tijtë krijuan volum në 90 minuta të luftuara.

Boll i mërzitur jam, por ajo që dua të them është një falënderim i madh për futbollistët, nuk mund të jem më tepër krenar, pasi sot në Shkodër dhe të gjithë ata që e kanë parë nga shtëpia ndeshjen, kanë vënë re një futboll të bukur. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin ato episode që nuk na u dhanë. Do të kemi kohë deri në fund të gushtit për të mbyllur dy lojtarë, skuadra dha gjithçka sot. Kur ti luan ndaj një skuadre që nuk ke shumë informacion normale që është e vështirë. Unë kam ardhur në Shkodër për të fituar dhe skepticizmi s’ka qenë vetëm për mua por edhe për Balajn që bëri gol sot”, tha Memelli.

Ndërkohë autori i golit, Bekim Balaj u shpreh se arbitri e vendosi ndeshjen duke mos akorduar dy penallti.

“Jam i keqardhur për këtë eliminim. Mendoj se me lojën që bëmë, me atmosferën që krijuan, tifozët tanë të mrekullueshëm dhe me ato episode gati të pabesueshme që pati kjo ndeshje, realisht më vjen keq. Të shohësh ato episode është mëkat i madh. Na penalizuan shumë ato penallti të padhëna, por edhe raste të tjera. Të them të drejtën arbitri na penalizoi. Ne pamë videot më pas dhe mendoj se ishin dy penallti të pastra”, tregoi Balaj pas ndeshjes.