Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, për të folur për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përsëritura të Rrogozhinës.
Në këto zgjedhje kandidati socialist Edison Memollaj fitoi me një diferencë prej 1752 votash më tepër se kandidati i “Bashkë fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, ndryshe nga 14 maji ku diferenca ishte vetëm 21 vota.
Xhafaj tha se pavarësisht fitores së thellë të Partisë Socialiste nëse do bëhet krahasimi Partia Demokratike ka marrë vetëm pak më pak vota se në maj, por kanë qenë më të shumtë në numër socialistët që kanë votuar, pasi herën e parë disi e kishin nelgizhuar këtë .
“Zoti Hoxha, ka marrë pak më pak vota se në 14 maj, kjo është shumë lehtë e verifikueshme. Nuk ka nevojë të spekuloni.
Ne kemi totalin, që është një numër i cili sërish me atë që ka qenë rekordi afatgjatë i Partisë Demokratike në Bashkinë e Rrogozhinës është shumë më lartë se norma. Këtë po ua thotë një njeri që në 2 vitet e fundit ka bërë katër fushata, tre vitin e fundit për pushtetin lokal për Edison Memollën i cili i ka fituar të treja”,-tha deputeti Etjen Xhafaj.