Euro nuk ndal rënien. Monedha europiane e ka nisur javën duke u zhvlerësuar më tej në raport me lekun dhe ka zbritur të hënën në 105.7 lekë, duke shënuar kështu një tjetër record të ulët historik.
Që prej fillimit të vitit monedha europiane ka humbur plot 8.8 pike në raport me lekun.
E duke marrë në konsideratë se jemi në sezon turistik ku pritet një fluks i shtuar në valutë nga turizmi dhe prurjet e emigrantëve duket se euro do të vijojë të dobësohet edhe më tej.