Dhjetra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Në Itali shpallën alarmin “të kuq” për shkak të nxehtësisë të paktën 16 qytete, ndër to edhe Roma, Firence dhe Bolonja.
Në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës pritet që temperaturat të shkojnë deri në 48 gradë Celsius. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, këto do ta ishin temperaturat më të larta të regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Edhe në Greqi Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë, sepse Shërbimi Kombëtar Metereoligjik i Greqisë paralajmëroi se pjesë të vendit mund të përballen me temperatura deri në 44 gradë Celsius.
Sipas Shërbimit Kombëtar Metereoligjik të Greqisë valët e të nxehtit do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.
Edhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njoftoi se në lindje të Gadishullit Iberikdhe në ishujt Baleare temperaturat do të shkojnë mes 40 dhe 42 gradë Celsius.
Sipas shkencëtarëve denduria dhe niveli i valëve të të nxehtit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike.