Uta Ibrahimi alpinistja e njohur nga Kosova nuk ndalet në sfidën e saj për të ngjitur 14 majat më të larta në botë. Këtë herë ajo është ngjitur në majën e malit K2 me lartësi 8,661 metra që kufizohet me Kinën dhe Pakistanin. I njohur dhe si “Mali i egër”, është destinacioni I 11-të në listën e e saj të projektit 14/8000, pra të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Lajmin e konfirmoi sot “Utalaya”, faqja e cila mbështet Ibrahimin në realizimin e këtij projekti
“Jemi krenarë dhe të lumtur të japim lajmin se Uta, heroina jonë e maleve, tashmë ka ngjitur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000. Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar”, shkruhet në postimin e “Utalayas”.
Ekspeditat për ngjitjen në majat më të larta të botës kanë kosto të lartë. Një ngjitje mund të kushtojë nga 20 mijë deri në 100 mijë dollarë. Në këtë projekt ajo ka nevojë për mbështetje financiare për të përfunduar misionin e saj. Nëse doni ta ndihmoni klikoni këtu. K2 është i vendosur në kufirin pakistan-Kinez, është mali i dytë më i lartë në botë. Është mali më i lartë i Pakistanit. Ngjitja e pare është bërë nga alpinistët Achille Compagnoni dhe Lino Lacedelli (Itali), më 31 korrik 1954.