Njerëz nga e gjithë bota mbushën rrugët e Pamplona në veri të Spanjës për vrapimin e parë me demat gjigantë të festivalit të San Fermin.
Demat me këmbësorët tradicionale vrapuan përkrah pjesëmarrësve të cilët shpesh rrëzoheshin mes kaosit e zhurmës së brohorimave. Gjashtë të rinj u plagosën lehtë njoftuan autoritetet, duke e konsideruar si një ditë “normale festivali”.
Mijëra njerëz mbërrijnë për të parë vrapimin ku demat gjysmë-tonësh nxitojnë përkrah vrapuesve në rrugët e kalldrëmta te qytezës. Vrapimet me demat janë nga festimet kryesore verore në Spanjë, ndërsa festivali i San Fermin është bërë i famshëm nga romani i 1926.
Festivali i San Fermín është një festë një-javore me rrënjë historike që mbahet çdo vit në Spanjën veriore. Festimet fillojnë në mesditën e 6 korrikut dhe vazhdojnë deri në mesnatën e 14 korrikut.
Festimet nisin me fishekzjarrë dhe në fund këndohet kënga popullore. Përveç vrapimit të demave festivali përfshin shumë evente tradicionale e folklorike.