Artikulli Financial Times shkruan se lideri kinez Xi Jinping e paralajmëroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë sulme bërthamore për luftën në Ukrainë.
Sipas zyrtarëve perëndimorë të intervistuar nga FT, Pekini ka shqetësime për luftën e Rusisë edhe pse ofron mbështetje të heshtur për Moskën.
Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se nuk mund ta konfirmojë asgjë që shkruhet në artikullin e Financial Times.