Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ku foli për zgjedhjet e 14 majit dhe rezultatin e tyre. Meta deklaroi në News24 se nuk ka pasur një proces zgjedhor demokratik, pasi sipas tij qeveria shantazhoi qytetarët dhe bleu votat.

Po ashtu Meta foli edhe për aksionin e opozitës dhe bashkëpunimin me Sali Berishën, për rikthimin e protestave, si dhe situatën aktuale dhe përçarjen e PD.

Pjesë nga intervista:

Që pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, është dukur një tërheqje e daljeve tuaja në publik përmes konferencave, qoftë dhe studiove televizive… Ishte një formë pushimi, analize?

Cila është marrëdhënia juaj me zotin Berisha?

Marrëdhënia është mjaft konstruktive edhe bashkëpunuese, asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka pse të ndryshojë sa kohë që Berisha ka qenë dhe është i angazhuar në ato qëllime madhore që kemi së bashku për luftën kundër korrupsion dhe për fuqizimin e opozitarizmit…

Jeni në komunikim për aksion opozitar?

Kemi qenë dhe jemi vazhdimisht, bashkë me përfaqësuesit tanë.

Apo diskutoni dhe bini dakord për një datë proteste?

Nuk kam diskutuar për një çështje të tillë, por kemi mbështetur çdo gjë që i shërben ndërgjegjësimit shoqëror për këto fenomene kaq shkatërrimtare për vendin tonë.

Fati më i madh i Ramës duket se është përçarja e opozitës?

Mendoj se investimi i tij madhor dhe i qarqeve të zeza ndërkombëtare që kanë interes për të shkatërruar opozitarizmin dhe mbështetur një narkoregjim që i shkon pas avazit, sigurisht që investimi ka qenë tek rrëmbimi i vulës së PD si partia kryesore e opozitës.

Si e shihni ringritjen e opozitës, të afërt? Të largët?

E shoh si pjesë të ringritjes të gjithë shoqërisë. Gjendja në opozitë është katastrofike prej kohësh. Padyshim që kjo nuk do ndodhte pa ato vendime dramatike që ka marrë opozita në të kaluarën. Dhe shoqëria ka marrë goditje të forta gjatë këtyre viteve.

Zgjedhjet e 29 korrikut?

Do doja të ma kursenit kohën për këtë çështje sepse e dini se çmendoj unë për përgjegjësin kryesor për djegien e mandateve të opozitës dhe personit i cili iu lut presidentit që të shtynte datën e zgjedhjeve se do hynte në zgjedhje, dhe i cili as nuk e regjistroi PD… Çfarë të them tani? Nuk dua të hyj në këto çështje, le të konsiderohet çështje e tjetër kujt…

Çfarë do të thonë nëse Basha do të zgjidhej kryetar i PD?

Nuk kam pasur asnjë dyshim dhe ia kam shprehur dhe Berishës prej kohësh, që vula e PD ishte një objekt i cili u rrëmbye dhe është në dorën e Ramës.

Do duhet që Berisha të sakrifikohet dhe tërhiqet?

Varet se kush e kërkon largimin e tij. Nëse e kërkon dikush që reflekton një dimension opozitarizmi më të fortë se Berisha, nuk ka pas arsye që ta sfidojë në mënyrë demokratike. Nuk dua të hyj në këto çështje sepse janë të demokratëve. Për mua me rëndësi është të mos vijnë përjashtime bazuar mbi paragjykime, sepse mendoj se kjo është një lojë e Edi Ramës.