Forca të shumta policie kanë zbarkuar këtë të shtunë në Nikël.
Sipas informacioneve për ABC News mësohet se kontrolle po zhvillohen në Nikël dhe në fshatrat përreth që në orët e para të mëngjesit, ku një numër i madh efektivësh dhe mjete policore ndodhen në terren.
Paraprakisht dyshohet se ky është një operacion që zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Thumanë.